SPORT, 24 Tetor 2017, 17:33

Ata të dy janë rivalë, por Cristiano Junior adhuron Messi-n

Një tjetër rast, për Cristiano Junior të takohet me idhullin e tij Lionel Messi-n. Vogëlushi shtatë vjeçar është takuar me yllin e Barcelona-s teksa shoqëronte të atin, Cristiano Ronaldo-n me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “FIFA The Best” në Londër.

Cristiano Jr. ka treguar në disa raste se është një fans i Lionel Messi-t, pavarësisht se argjentinasi ishte konkurrenti më i fortë i babait të tij në garën për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, të cilin e fitoi CR7.

 Cristiano Ronaldo Jr shakes hands with Lionel Messi at Fifa's the Best awards

Me një buzëqeshje të madhe, Messi takoi Cristiano Jr. përpara se të niste mbrëmja gala në “London Palladium”

Ndërsa babai i tij fliste në skenë, Cristiano Junior shihte duke buzëqeshur Messi-n.

 Lionel Messi and wife Antonella were sat next to Cristiano Ronaldo and his son and girlfriend Georgina Rodriguez