TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të hënën në mbrëmjes FIFA ka velrësuar lojtarët më të mirë të sezonit 2016/17, pozicion për pozicion, kampion pas kampioni. Cristiano Ronaldo ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë në botë, ndërsa Buffon dhe Bonucci, mes italianëve, kanë qenë mes 11 më të mirëve të sezonit të kaluar. për këto çmime kanë votuar kapitenët e kombëtareve respektive, bashkë me trajnerët dhe një gazetar për çdo vend anëtar të FIFA-s. Të gjithë këta duhej të jepnin tre emra.
Leo Messi, kapiteni i Argjentinës, ka zgjedhur dy miq dhe një tradhtar: Suarez, Iniesta dhe Neymar në vendin e tretë. Eden Hazard, kapiteni i Belgjikës, ka zgjedhur në vendin e parë N’Golo Kante, ndërsa Hugo Lloris, kapiteni i Francës, ka gjetur një vend në podium për shokun e tij te Tottenham, Hary Kane. Edhe Manuel Neuer, kapiteni i Gjermanisë, e ka ndarë votën mes shokëve të ekipit të Gjermanisë dhe Bayern, duke votuar për Kroos, Lewandowski dhe Vidal. Edhe Ronaldo, kapiteni i Portugalisë, ka votuar për “miqtë”: Modric-Marcelo-Ramos.
Ndërkohë, Gianluigi Buffon, kapiteni i Italisë, ia ka dhënë vendin e parë Cristiano Ronaldo-s. Në vendin e dytë ka zgjedhur mikun dhe shokun e skuadrës Paulo Dybala, ndërsa në vendin e tretë ka zgjedhur Modric.
TPZ.AL