SPORT, 25 Tetor 2017, 15:06

Milani zhytet në borxhe, merr një tjetër hua

Milani zhytet në borxhe, merr një tjetër hua

Situata ekonomike e Milanit është në qendër të debateve të ndryshme në Itali. Së fundmi mediat italian kanë zbuluar një dokument për një hua prej 7 milionë euro të marra nga “Rossoneri Sport Investment” në Hong Kong, nga presidenti i Milanit Yonghong Li.

Likuiditeti do të shërbejë për rritjen e kapitalit, por norma e interesit është shumë e lartë, pasi kap vlerën e  14%. Nëse këto zëra do të konfirmohen atëherë borxhi i Milanit do të shkonte në 303 milionë dollarë

Yonghong Li në fillim të vitit 2017 mori borxh nga fondi Elliott rreth 180 milionë euro me një interes 11.5 %, ndërkohë që më pas mori rreth 123 milionë euro me interes 7.7%. Boxhi gjatë verës u mor për t’u përdorur në transferimet e reja të Milanit.

TPZ.AL