AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 14:33

Sadiku i bind të gjithë, menjëherë pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Sadiku i bind të gjithë, menjëherë pjesë e formacionit

Armando Sadiku është rikthyer të jetë protagonist në kampionatin zvicerian. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, arriti të gjente golin e parë me fanelën e Luganos pas transferimit në janar nga Levante.

Sadiku u aktivizua nga minuta e parë në sfidën që Lugano zhvilloi ndaj Luzernës teksa arriti të kalonte skuadrën e tij në epërsi në minutën e 32-të. 27-vjeçari ndër të tjera pati një përformancë e cila nuk kaloi pa u vënë re nga mediat zviceriane.

Më saktësisht ishtë prestigjozia “Blick” e cila ka përfshirë Sadikun në formcionin e javës. Në komentin për sulmuesin gazeta e vlerësonte Sadikun për rrezikshmërinë e shfaqur në zonë. “Nuk i jepën shumë mundësi për të shënuar, por nëse shërbehet në zonë atëherë bëhet i rrezikshëm si në rastin e golit me kokë”,do të citonte “Blick”.

Rikthimi i Sadikut në formë është një lajm i mirë edhe në kampin e Kombëtares shqiptare në prag të fushatës eleminatore të Europianit 2020. Ndërkaq, 27-vjeccari kaloi një periudhë tejet negative në karrierë pas dëmtimit që pësoi në gju, e cila e la jashtë fushave për 6 muaj, duke i kondicionuar edhe karrierën me skuadrën e Levantes në La Liga.