AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 13:02

Lulzim Basha: PD djeg mandatet, largohemi nga Kuvendi i dalë me votat e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se kryesia e partisë e ka mandatuar atë, për të nisur procesin e djegies së mandateve parlamentare.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, votoi unanimisht pro propozimit të Bashës për djegien e mandateve.

"PD vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike, në kuvendin e dalë me votat e krimit. Grupi parlamentar autorizoi kryetarin e partisë, të ndjekë hapat e mëtejshme".

Vendimit të Partisë Demokratike i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tjerë.

/TPZ.AL/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/02/18/lajm-i-fundit-lsi-merr-vendimit-per-te-djegur-mandatet-parlamentare/

http://www.tpz.al/2019/02/18/djegia-e-mandateve-basha-takohet-me-aleatet-ja-vendimi-qe-eshte-marre/