AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 12:43

Djegia e mandateve, ja qëndrimi i deputetëve të LSI-së

Deklarata e ditës së djeshme të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve ka qenë edhe tema e diskutimit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe PD-së. Ndërkohë që LSI nuk ka zyrtarizuar ende qëndrimin e saj, ja se çfarë thonë deputetët e kësaj force.

Ky kuvend, i marrë peng nga krimi i organizuar nuk është me vendi i kuvendimit. Arroganca e maxhorances kriminale po fundos vendin”, ka shkruar në faqen e tij në facebook Viktor Tushaj.

Ndërsa Klajda Gjosha ka thënë se konsensusi i vetëm i opozitës është “të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara.

Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar”, shkruan Gjoshaj.

Ndërsa deputetja Florida Kërpaçi shkruan: C’vlerë ka mandati kur ai helmon popullin e tij?

Ndërsa Klejdi Mehmetaj shprehet se mandatet nuk janë të deputetëve, por të qytetarëve.

"Mandatet nuk janë të deputetëve, por të qytetarëve, ata folën fort ditën e shtunë. Kundër regjimit kriminal të Edi Ramës”, shkruan ajo.