AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 13:39

Vendimi unanim për djegien e mandateve/ Reagimi i parë nga qeveria

Partia Demokratik me anë të kreut të saj Lulzim Basha bëri të ditur sot se ka vendosur në mënyrë unanime për djegien e mandateve të deputetëve.

Sipas Bashës, ky vendim ekstrem është marrë për shumë arsye, ndër kryesoret vjedhja dhe marrja e votës me kriminelë.

Pas vendimit unanim të PD-së, ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria e Edi Ramës.

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar me një postim në Instagram, ku sipas tij arsyeja e këtij vendimi nga opozita është marrë për shkak të Reformës në Drejtësi.

Ja çfarë shkruan Erion Braçe:

Arsye e forte apo jo?!

Vetëdjegia buron nga dëshpërimi i madh!

Arsyeja është #ReformaPerpara pa pyetur për bllokimin me tym e flake, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre!