AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 14:30

Ishte shpallur në kërkim për plagosje, kapet 46 vjeçari

Ishte shpallur në kërkim për plagosje, kapet 46 vjeçari

Policia e Sarandës ka arrestuar një 46 vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim.

Në pranga ka përfunduar Janaq Xega, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës me 2 vite e 10 muaj burg për plagosje të rëndë me dashje.

“Shërbimet e Policisë Sarandë kanë ndaluar shtetasin në kërkim, Janaq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr. 23-2018-1795 (214), datë 10.10.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”- thuhet në njoftimin e policisë.