TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qëndrimi i tij në paraburgimin e drejtorisë së përgjithshme të policisë së Tiranës zgjati pak orë.
80-vjeçari, Ndue Fuga, u mor dje nga banesa e tij në Fishtë të Lezhës dhe u soll në Tiranë nën akuzën për akte dhune gjatë protestës së opozitës me 16 shkurt.
Në orët e mbrëmjes ai u lirua nga qelia, duke vendosur hetimin e tij në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe arsyeve shëndetësore.
Duke folur një ditë pas lirimit, 80-vjeçari nga Lezha Ndue Fuga thotë se është i përndjekur politik dhe se ka njëmijë arsye për të dalë në protestë.
"Nuk trembem nga asgjë, as nga mosha për të protestuar. Do të jem sërish në protestë, në mbështetje të opozitës ditën e enjte" ka deklaruar ai.