AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 13:28

A do të djegë LSI mandatet? Në orën 17:00 merret vendimi

A do të djegë LSI mandatet? Në orën 17:00 merret vendimi

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 17:00 për të vendosur nëse do të digjen mandatet.

Sot në mesditë u njoftua se grupi parlamentar demokrat ka votuar unanimisht në favor të propozimit të kreut të PD-së për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Në mbledhjen e sotme është vendosur të mandatohet kryetari Basha për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.