TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar ditën e sotme shënjestrën e atentatit me dy të vdekur, të ndodhur dje në Vlorë, Armando Sulejmanin.
Mësohet se Sulejmanit iu gjet një armë zjarri pa leje gjatë arrestimit. Arresti atij iu komunikua në spital ku po merr mjekim pas plagosjes.
Ditën e djeshme të shtëna të shumta tronditën qytetin e Vlorë. Nga ky atentat mbetën të vdekur dy persona Arjan Hasani dhe Orest Rexho, shoku dhe kunati i Sulejmanit, ndërsa u plagos Armando Sulejmani, i cili, sipas informacioneve, ishte edhe objektivi i atentatit.
0:00
00:10
Autorët e sulmit, për të cilët nuk dihet ende asgjë, u larguan me makinë duke e braktisur atë më pas në fshatin Sherisht e duke i vënë flakën për humbjen e gjurmëve.
Armando Sulejmani është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”.
Ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burg. Mësohet se Armando Sulejmani është dënuar me 20 vite burg për kryerjen e një vrasje, ndërkohë që ai ka fituar lirinë në vitin 2016.