AKTUALITET, 28 Mars 2019, 14:30

Rudina Hajdari drejt marrjes së postit të rendësishëm në Kuvend, zbulohet propozimi i Lefter Kokës

Rudina Hajdari drejt marrjes së postit të rendësishëm

PD dhe LSI kanë mbledhur sot grupet parlamentare dhe kanë rënë dakord që ti drejtohen me shkresë kuvendit për formalizimin e grupeve javën tjetër.

Nga PD Rudina Hajdari është diskutuar si emri më i mundshëm për kryesuese grupi.

Nga LSI Lefter Koka ka kërkuar një zonjë në krye të grupit të LSI. Burime bëjnë me dije se Enver Roshi ka propozuar Ediola Brahën. Vendimi përfundimtar do të merret javën tjetër mbi emrat dhe grupet.

Kujtojmë se me vendim partie deputetët që pretendojnë të jenë të LSI-së janë përjashtuar nga kjo forcë politike, me vendim të kryetares Monika Kryemadhi.

Në total numri i deputetëve të rijnë në Kuvend shkon në 19, ndërsa pritet që javën e ardhshme të bashkohet dhe kandidatja e LSI-së në Shkodër Ambra Borova.

Deputetët e rinj:

Partia Demokratike:

Myslim Murrizi

Rudina Hajdari

Ligoraq Karamelo

Alban Zeneli

Majlinda Halilaj

Lefter Maliqi

Arben Elezi

Adriatik Alimadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim

Lefter Koka

Enda Koçiraj

Nimet Musai

Ralf Gjoni

Ylli Shehi

Aurora Mara

Erdiola Braha

Edlira Hyseni

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Elda Hoti.