TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vettingu në polici ka ‘përplasur’ ish- ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj me ministrin aktual Sandër Lleshajn.
Gjatë diskutimeve në Kuvend për Projektligjin për disa ndryshimet në vlerësimin të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Çështjeve të Brendshme, Xhafaj ka kundërshtuar episode të rëndësishme të këtij projektligji.
Siç parashikojnë ndryshimet në Vetingun në Polici, verifikimi do të bëhet nga SHÇBA, e cilësuar nga Xhafaj si proces i pa garantuar.
“SHÇBA nuk ka kapacitetet për të kryer këtë proces, nuk garanton pavarësinë”, u shpreh Xhafaj.
Ish ministri ka deklaruar gjithashtu se Vettingu duhet të trajtohet me kujdes pasi është një proces vlerësimi për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit që rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve.
“Një gjë është pozitive. Me ndryshimet nuk preken kriteret”, tha Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend.