AKTUALITET, 28 Mars 2019, 13:25

Reagon Sandër Lleshaj: Basha po njollos Ministrinë e Brendshme

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas spërkatjes me bojë, që opozita i bëri godinës së Ministrisë së Brendshme. Lleshaj thotë se kreu i PD-së, po njollos institucionin, madje se ai e ka turpëruar institucionin kur e ka drejtuar më parë.

“Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij”, shprehet Lleshaj

Një nga ngjarjet që e ka shenjuar mandatin e zotit Lleshaj në krye të Ministrisë e Brendshme, është përdorimi i gazit lotsjellës dhe helmues, pa asnjë kriter, ndaj protestuesve. Duket se bojatisja e këtij institucioni, nga ana e opozitës, është një kundërpërgjigje simbolike, ndaj kësaj praktike abuzive.

/TPZ.al/