AKTUALITET, 28 Mars 2019, 12:17

I kanë hequr pensionin e invaliditetit, qytetari tërhiqet zvarrë nga Policia

I kanë hequr pensionin e invaliditetit, qytetari tërhiqet zvarrë

Teksa protesta e opozitës është duke vijuar përpara Kuvendit, mjaft qytetarë kanë mbetur të lënduar në përplasjen me policinë.

Një prej tyre është dhe Gjergj Çuni, qytetari nga Shkodra, rastin e të cilit Faxweb.al e ka bërë publik dhe më herët, që i kanë hequr pensionin e invaliditetit.

Ai shihet duke u tërhequr zvarrë nga disa prej punonjësve të policisë së shtetit, që kanë krijuar kordonin para Kuvendit.

“Unë jam invalid që nga viti 2011. Jam bërë operacion tek spitali ushtarak dhe meqenëse kanë shkurtuar këmbën 7 centimetra.

Dhe në atë spital kam marrë statusin invalid i plotë, nga 2011 deri në 2018. Por nuk e marr më.”-është shprehur Çuni pak ditë më parë.

Ndërkohë që qytetari pretendonte se pensioni i invaliditetit nuk i jepet më sepse ai është një pjesëmarrës i rregullt në protestat e opozitës.