TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit ka paralajmeruar nje konference nga aeroporti i Rinasit, pasi të mbërrijë nga Amerika.
Ai akuzon qeverinë për përgjegjësi politike lidhur me situatën e krijuar pas hetimeve ndaj ish-drejtueses së SHISH dhe thote se institucionet shtetërore janë vënë në shërbim të grupeve kriminale.
“A do të mbajë më në fund përgjegjësi për shkatërrimin e shtetit? Për kthimin e institucioneve në shërbim të krimit, për kapjen e institucioneve të sigurisë kombëtare, për korrupsionin masiv, për emërimet dhe delegimin e autoritetit shtetëror tek gysrat e grupet kriminale?!”, shkruan ish deputeti.
Salianji shkruan se se kryeministri është përballur me braktisje politike dhe diplomatike në Amerikë dhe se nuk ka zhvilluar takime bilaterale të nivelit të lartë.
“Asnjë takim bilateral i nivelit të lartë, asnjë takim që të dëshmonte peshën që pretendon se ka Edi Rama, ndërsa aktivitetet e tij shoqëroheshin kryesisht nga njerëzit e administratës shqiptare. Sot Shqipëria pret dorëheqjen dhe jo fshehjen pas propagandës, ndërsa krimi dikton shtetin dhe institucionet bien njëra pas tjetrës!”
Postimi i Salianjit
A do lajmërojë dorëheqjen Edi Rama tek konferenca urgjente ne aeroport?
A do të mbajë më në fund përgjegjësi për shkatërrimin e shtetit? Për kthimin e institucioneve në shërbim të krimit, për kapjen e institucioneve të sigurisë kombëtare, për korrupsionin masiv, për emërimet dhe delegimin e autoritetit shtetëror tek gysrat e grupet kriminale?!
Skandali me drejtuesen e ShISH nuk është thjesht një dështim i qeverisë, është shembja e shtetit përballë krimit!
A ka ndikuar që në New York pamë edhe një tjetër realitet: braktisjen politike dhe diplomatike të Edi Ramës.
Asnjë takim bilateral i nivelit të lartë, asnjë takim që të dëshmonte peshën që pretendon se ka Edi Rama, ndërsa aktivitetet e tij shoqëroheshin kryesisht nga njerëzit e administratës shqiptare.
Sot Shqipëria pret dorëheqjen dhe jo fshehjen pas propagandës, ndërsa krimi dikton shtetin dhe institucionet bien njëra pas tjetrës!
Apo do të bëjë Rama të vetmen gjë që i ka mbetur përballë kësaj katastrofe politike: TË JAPË DORËHEQJEN?!
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të qeveriset si pronë private.