TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kjo foto nga protesta e së enjtes po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ajo tregon momentin kur një protestues rrëzohet dhe dhunohet para Kuvendit.
Ai është Gjergj Çuni nga Shkodra, rastin e të cilit Fax Web e ka bërë publik dhe më herët, pasi i kanë hequr pensionin e invaliditetit.
“Unë jam invalid që nga viti 2011. Jam bërë operacion tek Spitali Ushtarak dhe më kanë shkurtuar këmbën 7 centimetra. Dhe në atë spital kam marrë statusin invalid i plotë, nga 2011 deri në 2018. Por nuk e marr më”, është shprehur Çuni pak ditë më parë në Fax News.
Ndërkohë që qytetari pretendonte se pensioni i invaliditetit nuk i jepet më sepse ai është një pjesëmarrës i rregullt në protestat e opozitës.