TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha ka thënë përpara protestuesve se derën e Parlamentit të krimit do ta hapin së bashku. “Liri a vdekje, demokraci a vdekje”, ishte kjo thirrja e fortë e kryedemokratit që karikoi edhe njëherë protestuesit të tentojnë të çajnë rrethimin e policisë.
“Parlamenti i vetëm që njeh opozita e bashkuar dhe të popullit të bashkuar.
Përballë nesh dhe pas krahëve të policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka parë Evropa e pasluftës e kryesuar nga kryehajduti, arkitekti i Shqipërisë kolumbiane, Maduro i Ballkanit, Rama dhe skuadra e tij kriminale.
Për 6 vite me radhë kjo bandë vodhi e varfëroi shqiptarët, i gjobiti, rriti taksat, energjinë çoi në burg e në vetëvrasje familjarët që nuk i paguanin dot faturat e kripura, shkatërroi mijëra biznese, qindra mijëra i drejtoi në dëshpërim, shkatërroi shëndetësinë, mbylli qindra shkolla”- tha Basha.
Sipas tij, “po aq sa ngjallet kufoma politike e Enver Hoxhes, aq ngjallet dhe kufoma politike e Ramës dhe Rilindjes. Atë derë do ta hapim bashkë dhe me çdo kusht. Jemi për të nisur së bashku një rrugëtim për qeverinë e të ardhmes suaj, e të fëmijëve tuaj.
Me protestat që nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë kusarë të Ramës dhe kryehajdutit. Kemi nisur bashkëbisedim kombëtar për themelet e demokracisë së re, të standardeve dhe parimeve evropiane dhe amerikane”- tha Basha.