TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e PS Blerina Gjylameti, komentoi protestën e opozitës duke u shprehur se në pushtet nuk vihet me gurë dhe molotovë. Sipas saj, ish-deputetët e opozitës do të duhet të ishin në parlament.
“Gurët dhe molotovi nuk janë rrugët për të ardhur në pushtet.
Do të duhet të ishin këtu. Prej tre dekadash kanë konsideruar si bastione të tyre Shkodrën dhe Lezhën, por çfarë kanë bërë për ata? Kanë qenë tetë vite në pushtet por çfarë ka bërë?
Tjetërsuan interesat e qytetarëve. Opozita cenon punën dhe hedh baltë. Opozita ka sulmuar policinë dhe ndaj atyre që mbrojnë institucionet.
A mos vallë, rastësi është që opozita ka frikë që laku po i ngushtohet dhe nuk mund të mbështetet më te krimi?” u shpreh Gjylameti në seancë plenare.