TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestuesit pas një marshimi të gjatë janë mbledhur sërish si edhe herët e tjera të protestave, në oborrin e selisë së PD-së, ku u bë përmbyllja me një fjalë të Bashës.
Kreu i PD-së, deklaroi prerë se nuk ka as zgjedhje me Ramën e as pakt me “Moduron e Ballkanit”, ndërkohë që i ka premtuar shqiptarëve, që e mbështesin në këtë protestë mbarëkombëtare, se nuk do t’i tradhtojë kurrë.
“Me ju në mëngjes, në zgjim e në mbrëmje, nuk do t’ju tradhtojmë kurrë”,- tha Basha.
“Orët e bandës po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë e qartë zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, pakt me Moduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo qëndrese ka nisur për ti kthyer qeverisjen çdo shqiptari e nuk do ndalet derisa ta bëjë realitet, Askush në këtë protestë, nuk është këtu për karrige për pushtet e aq më pak për pazare, por për t’ dhënë fund pazareve në kurriz të popullit”- tha Basha, para selisë së PD.
Basha u është drejtuar me një thirrje edhe socialistëve. “Socialistë të tradhtuar, ngrijeni kokën bashkohuni me lëvizjen e shpresës”.