TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë diskutimeve në Kuvend në raportimin që është bërë nga Këshilli Drejtues i RTSH, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar që diskutimet të mos jenë formale.
Ruçi replikoi me deputetin socialist, Musa Ulqini, të cilit i tha se qytetarët paguajnë tarifë për 8 kanale të RTSH por nuk i shohin ato.
Ruçi: Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe po na kanë ndjekur pyesin çfarë po raportoni kur Televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë nuk i ndjek dot ato dhe ju flisni për paradat dhe sukseset tuaja. Apo jo zoti Musa?
Ke televizor të teknologjisë së fundit, unë flas për ata që nuk kanë televizorin tënd dhe timin, me 10 mijë lekë është i vetmi kanal që taksapaguesit shqiptar janë aksionerë në financat e TVSH-së dhe e paguajnë ata, 12 mijë lekëshin.
Prandaj duhet të përfshiheshin në të gjithë debatin. E dyta vërtitet një kanal tjetër, RTSH Kuvend, diskutojnë deputetët dhe nuk merakosen për veten kur do të transmetohet në mënyrë permanente.
Një pjesë e zgjedhësve tanë janë me aftësi të kufizuara dhe kërkojnë kur TVSH do na mundësojë të ndjekim Kuvendin përmes gjuhës së shenjave. Prandaj raportimet dhe rezolutat nuk duhet të jenë formale por efektive, brenda shqetësimeve që kanë njerëzit që na kanë zgjedhur.