AKTUALITET, 25 Prill 2019, 10:58

EMRI/ Surprizon rivali i Bashës, mungon në seancën e betimit në Kuvend

EMRI/ Surprizon rivali i Bashës, mungon në seancën e betimit


6 deputetë të rinj janë betuar në nisje të seancës së sotme në Kuvend, të cilët kanë dalë nga radhët e PD-së dhe të LSI-së.

Deputetët që janë betuar sot janë:

Eugen Bojaxhi LSI Berat

Andi Përmeti PD Korçë

Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër

Nikolin Staka PD Shkodër

Zef Shtjefni PD Shkodër

Artur Roshi PD Tiranë

Bashkë me këto betime shkon në 109 numri total i deputetëve, nga 140 që e parashikon Kushtetuta e vendit.

Ndërkohë që një prej deputetëve që ka munguar në seancën e sotme të betimit është Erion Piciri, i cili pritet të kryejë betimin në seancën e ardhshme.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj mungese, po me siguri kryeparlamentari Ruçi do të tregohet zemërgjerë me të, duke ditur se vjen nga prurjet e reja.

Piciri njihet ndryshe dhe si rivali i Lulzim Bashës pasi garoi kundër tij në zgjedhjet për kreun e partisë në vitin 2017.