TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një ngjarje të rëndë që sipas tij ka ndodhur në zyrat e shtetit.
Duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, Berisha, shkruan se drejtori i OSHEE-së në Vlorë i ka çarë kokën me statujë, një qytetari që i kishte shkuar në zyrë të ankohej, se në këmbim të një shërbimi, një punonjës i kishte kërkuar ryshfet për drejtorin.
Postimi i Berishës:
Dajaku si sherbim i narkoshtetit per qytetaret.
Dajak narkodrejtori i Edvinit ne Vlore rreh dhe ben per spital qytetarin abonent! sb
Miq, narko shteti eshte shteti i trafikanteve, banditeve dhe horrave!
Drejtori i OSHE ne Vlore i çan koken me statuje qytetarit vetem se ai denoncoi punonjesin qe i kishte kerkuar ryshfet per drejtorin.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Drejtori kriminel I Edvin Krimit sulmon qytetarin.
Përshëndetje Doktor.Sot në oshee e Vlorës ka ndodhur një skandal.
Drejtori rajonal i Vlorës Erion Osmenaj,ka rrahur në zyrën e tij një abonent i cili erdhi për tu ankuar ndaj ryshfetit që i kishin kërkuar për llogari të drejtorit. I kapur në befasi, drejtori kriminel e goditi në koke me një skulpturë artistike që ka mbi tavolinë, një kal porcelani.me pas ndërhynë punojesit që i ndanë dhe e kane gjetur qytetarin të mbytur në gjak.nga policia e Vlorës dhe strukturat e oshee po bëhet presion që qytetari të tërheqë denoncimin.verifikojeni si lajm se është super I vërtetë.
stafi I hajduteve dhe horrave që ka sjellë nga pas nga Tirana,po na bëjnë presion, të gjithë punonjësve që ta mbajmë gojën mbyllur duke na kërcënuar me vendin e punes që ky lajm mos te dale Qytetari quhet Petref Halilaj.
Momentalisht qytetari ndodhet në spitalin e Vlorës dhe po shtrëngohet që të tërheqë denoncimin. Anonim të lutem se kemi fëmijë për të ushqyer.