AKTUALITET, 25 Prill 2019, 12:02

Vasili: Rilindja produkti i shit-blerjes së votës, në burg personat e përfshirë në dosjen 339

Vasili: Rilindja produkti i shit-blerjes së votës, në burg


Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se Rilindja është produkti i shit-blerjes së votës.

Nga selia e LSI-së, Vasili tha se të gjithë ata që janë përfshirë në dosjen 339, apo në abuzime të tjera do të shkojnë në burg.

“Ky është një parlament dhe rilindja që e ka zaptuar është produkti më i shëmtuar i shit-blerjes së votës në vend. Këtë e thotë raporti i OSBE ODIHR i cili nënvizon qartë se vetëm, LSI dhe PD denoncuan shit-blerjen votës. Të njëjtën gjë pohon raporti DASH, i cili i vë damkën zgjedhjeve që u karakterizuan nga shit-blerja e votës.

Burgu pret vetëm ata, qoftë dosja 339, qoftë audio përgjimet, qoftë Unaza e Madhe, qoftë bregu i lumit, qoftë koncesionet janë dëshmi të pakundërshtueshme që i kanë përcaktuar një fat kësaj qeverisje, fundi i tyre është vetëm një, prapa hekurave,”-deklaroi Vasili.