TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dritan Dajti, i dënuar për masakrën e vitit 2009 në Durrës ku vrau 4 policë, ka ankimuar rekursin e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, që kundërshtoi vendimin e gjykatës për heqjen e dënimit të përjetshëm dhe konvertimin në 25 vite burg.
“Rekursi i prokurorisë, nuk ka mbështetje në ligj.
Ankimimi nuk është bërë nga prokurori i çështjes”-thuhet në argumentin e mbrojtjes.
Prokuroria ankimoi më 13 mars 2019, vendimin e gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.
Apeli i Krimeve të Rënda, iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, të cilës i kërkon prishjen e vendimit të Apelit, si një vendim i pabazuar dhe rikthimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë më 2009 në Durrës.
Mirëpo vendimi i Gjykatës së Lartë do të pritet pasi për shkak të Vettingut kanë mbetur vetëm 3 nga 17 anëtarë. Deri në reformimin e Gjykatës për Dajtin do të mbetet në fuqi vendimi i parë.
Dajti ia doli të hiqte nga supet burgimin e përjetshëm dhe përfundimisht u dënua me 25 vite burgim, në një dënim që pas konvertimit për shkak të gjykimit të shkurtuar ngelen 15 vite burg. Gjyqtarët që i dhanë dënimin Dajtit janë nën hetim për korrupsion.
Dritan Dajti është autori i masakrës së Durrësit, ku më 7 gusht të vitit 2009 vrau 4 policë që shkuan për ta arrestuar, Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Freskajn dhe Sajmir Duçkollarin.