TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Miket e 25-vjeçares që vdiq një orë pasi solli në jetë beben e saj të parë kanë mbajtur homazhe ditën e sotme përpara spitalit të Elbasanit. Me pankartat në duar ku shkruhej, “Edhe unë mund të isha Rexhina”; ” Kush do t’i japë gji Aleas”; “Sa vlejmë ne nënat”… dhjetëra gra u bashkuan në këto homazhe për vdekjen e Rexhina Debrovës.
Shoqet e nënës së ndjerë u përlotën dhe u zotuan se të voglës Alea nuk do t’i mungojë dashuria.
“Princesha jonë Rexhina, të kishim motër e jo shoqe, të morën të mallkuarit prej nesh e na lanë një brengë të madhe. Alean do ta duam dhe do t’i japim gjithë dashurinë e botës që ti nuk mund t’ja jepje,”- shkruhet në pankartën që mbajnë në duar shoqet e 25-vjeçares.
Një ditë më parë familjarët e të resë protestuan përpara Gjykatës së Elbasanit , ku u dhanë masat për mjekët e arrestuar, në lidhje me këtë ngjarje. Kardiologu, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, u lanë nën masën detyrim paraqitje.
Rexhina Dobrova ndërroi jetë tre ditë më pare në spitalin e ELbasanit, një orë pasi solli në jetën fëmijën e saj të parë.