AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 10:18

Rrahu dhe përdhunoi gruan, shqiptari shokon trupin gjykues në Zvicër

Rrahu dhe përdhunoi gruan, shqiptari shokon trupin gjykues në

Një shtetas shqiptar është dënuar nga një gjykatë në Zvicër me 7 vite burg, pasi akuzohet se ka rrahur dhe përdhunuar gruan e tij, 11 vite më të re në moshë.

Por para trupit gjykues, shqiptari jo vetëm nuk ka treguar pendesë për veprimin që ka kryer, por është shprehur se e ka bërë një veprim të tillë, nga xhelozia dhe për shqiptarët kjo është fare normale.

Ka shkuar më tej, kur i ka thënë gjykatës se gruaja që ai ka rrahur është e tija dhe është shqiptare dhe jo zvicerane.

Kjo dëshmi e dhënë nga një 63 vjeçar, është pasqyruar edhe nga gazeta “NZZ”, e cila ka folur edhe për mentalitetin e të ndaluarit.

“Ajo që ka ndodhur me gruan e tij 11 vite më të re në periudhën 2014-2016, vetëm normale nuk mund të jetë”, shkruan gazeta. Ndërkohë lajmi është transpoemtuar edhe në televizion.

Burri dhunues ka thënë në gjykatë se ishte ndjerë i tradhtuar në momentin, lkur ka parë gruan e tij afër vendit të punës, të ulur me një bashkëatdhetar.

Që nga ai moment, 63 vjeçari, ka qenë gjithmonë nën hijen e dyshimit, duke ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj saj.

Ishte pensionist, dhe deri në vitin 2016, ka ndjekur bashkëshorten e tij nga pas.

Gazeta shkruan se burri kishte mbaruar fakultetin ekonomik dhe në Zvicër kishte ardhur 25 vite më parë si punëtor ndërtimi.

Fillimisht ai është martuar me një zvicerane, 14 vjet më të re se vetja. Më pas është ndarë prej saj dhe famijla e ka lidhur me gruan e dytë nga Kosova, po shumë më të re se vetja. Me gruan e dytë ka edhe një djalë.

TPZ.AL