AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 09:47

28 Nëntori, Basha: Mirënjohje për sakrificat e tyre

28 Nëntori, Basha: Mirënjohje për sakrificat e tyre

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar gjithë shqiptarët  për festën e 28 Nëntorit. Përmes një statusi në rrjetin social, Basha shprehet se në këtë ditë përulemi me respekt dhe mirënjohje përpara heronjëve.

Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

TPZ.AL