AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 15:09

Rita Ora shënon sukses me “Let me love you”

Suksesi i saj në skenën ndërkombëtare është i padiskutueshëm dhe duket se Rita Ora nuk ka të ndalur.

Së fundmi ylli i muzikës pop ka publikuar ‘Let You Love Me’ që ka kryesur klasifikimet.

Hiti i ri bëri që Rita të shënonte historinë në top listat angleze.

“LYLM” është në vendin e gjashtë dhe klasifikohet si kënga e 13-të e këngëtarës më e dëgjuar në Top 10.

Është hera e parë që një artiste femër arrin këtë sukses duke shënuar historinë.