TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli i Juventusit ka thënë se Cristiano Ronaldo e kuptoi që Juventusi është ekipi më i mirë në botë në ndeshjen e sezonit të kaluar mes Juventusit dhe Real Madridit në Bernabeu.
Cristiano Ronaldo erdhi gjatë kësaj vere në Torino nga Madridi për 112 milionë euro, ndërsa mesfushori argjentinas beson se ylli portugezi e vendosi kalimin në Juventus qysh në atë ndeshje të stinorit të kaluar.
“Mendoj se ishte ajo ndeshje që e shtyri Ronaldon drejtë Juventusit”, ka thënë numri 10-të i “Zonjës së Vjetër”.
“Në atë ndeshje ai e kuptoi fuqinë e klubit tonë dhe mori vendimin. Ai është shumë inteligjent dhe i sheh gjërat para se t’i shohin të tjerët”.
Juventusi sot ndeshet me Udinesen prej orës 18:00 në kuadër të javës së tetë në Serie A.