TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy punonjësit e tatimeve pasi akuzohen për ryshfet. Artan Kroi dhe Gentian Elezi u kapën në flagrancë duke kërkuar 200 000 lekë gjatë inspektimit në një biznes. Ata do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa kanë të drejtë ta apelojnë brenda dhjetë ditëve.
Pak kohë më para Artan Kroi ka ushtruar detyrën e kryetarit të njësisë nr.3 në Tiranë për Partinë Socialiste, është emëruar nga ish-ministri Saimir Tahiri. Midis tyre kishte një lidhje të ngushtë, gjithashtu Kroi është hetuar për lidhje me bandën “Habilaj. TPZ.AL