AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 14:32

Atentati në Bllok/ Prokuroria merr në pyetje Ervis Martinaj

Atentati në Bllok/ Prokuroria merr në pyetje Ervis Martinaj

Pavarësisht se Ervis Martinaj ndodhet në spital Prokuroria e Tiranë e ka marrë në pyetje gjatë ditës së sotme.

Ai u plagos mbrëmjen e datës 5 tetor në zonën e bllokut në Tiranë, ndërsa truproja e tij Fabiol Gaxha humbi jetën. I plagosuri tjetër është Eljon Hato.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se do të kërkohet arrest me burg për të dy të plagosurit, që ishin të pranishëm në ditët kur pati shkëmbim zjarri në lokalin e njohur në ish-Bllok. TPZ.AL