AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 12:59

Atentati në Bllok, prangoset edhe 1 tjetër. Dyshohet se qëlloi me armë

Atentati në Bllok, prangoset edhe 1 tjetër. Dyshohet se qëlloi me

Policia ka arrestuar 37 vjeçarin Geldo Hoti pasi dyshohet se është përfshirë në atentatin e Bllokut ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Hoti është kapur në pikën kufitare të Kakavijës. Dyshohet se është autori që ka qëlluar me armë gjatë konflikt ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë në mbrëmjen e datës 5 tetor në një restorant në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, mbasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin :

– Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.09.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal. TPZ.AL