AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 12:10

FOTO/ Reperi Stresi mbron Ervis Martinaj

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka publikuar një tjetër foto të Vis Martinajt teksa ka dhe një ‘mesazh ngushëllimi’ për gjendjen e tij, aktualisht i plagosur në spital. Ndonëse vetë Stresi nuk e identifikon, komentet e shumta e konfirmojnë.

“Ne jemi të fortë” shkruan Stresi në anglisht në Instagram. Sigurisht që mesazhet dhe komentet kanë qenë pozitive.

Stresi Insta

Në sherrin e ndodhur të enjten në darkë në Bllok, njëri nga truprojat e Martinaj Fabian Gaxha mbeti i vrarë dhe thuhet se i doli në mbrojtje pikërisht pronarit të tij, Vis Martinaj.

Vetë Martinaj dhe Eljon Hate ndodhen në spital të plagosur. Ndërsa Vis martinaj është jashtë rrezikut, Hate është ende në gjendje të rëndë.