AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 14:00

Atentati në Bllok/ Ja cilit grup i përkiste i arrestuari në Kakavijë, ishte në tavolinë me…

Atentati në Bllok/ Ja cilit grup i përkiste i arrestuari në

Pas arrestimit të 37 vjeçarit Gledo Hoti në pikën kufitare të Kakavijës janë publikuar detaje të reja lidhur me atentatin në Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Hoti akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal.

Ai ishte i pranishëm natën ku ndohi përplasja me armë në ish-bllok, dyshohet se i përket grupit që thashmë janë në kërkim policor.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë në konfliktin e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e datës 05.10.2018, ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u pagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, mbasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin :

– Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.10.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal. TPZ.AL