AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 14:43

Denoncoi vëllain e Fatmir Xhafës, prokuroria kërkon “arrest me burg” për “Babalen”

Denoncoi vëllain e Fatmir Xhafës, prokuroria kërkon “arrest

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për Albert Veliun, personi që denoncoi publikisht se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Ndaj dëshmitarit X apo ‘Babalja’ siç u pagêzua më vonë, rëndon akuza për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë Albert Veliu ndodhet i ndaluar prej disa muajsh nga policia e Kosovës, vend ku siç është raportuar ai ka kërkuar edhe azil politik.

Një ditë më parë dëshmoi në Prokurori për këtë cështje edhe deputeti Ervin Salianji, i cili denoncoi ngjarjen nga selia e PD-së.