TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht ligjit të miratuar në prill të vitit 2016 mbi “Të drejtat e autorit”, duket se aplikimi i tij ka stonuar në fusha të ndryshme dhe konkretisht tek veprat origjinale letrare.
Së fundmi, faqja e njohur në rrjetet sociale “Lolita”, ka denoncuar një personazh të quajtur Xhoi Jakaj e cila modifikon krijimtarinë e kolosëve të letërisë shqipe dhe e boton në mediat elektronike dhe atë të shkruar.
Problemi qëndron mbi filtrat e botimit të cilat nuk janë të vendosura dhe të organizuara duke i dhënë gjithësecilit mundësinë për të botuar krijimtarinë e tij, sidoqoftë ajo.
“Poezia është shkruar nga Bledi Ylli (fotoja e parë), pastaj është modifikuar në mënyrë të shëmtuar nga Xhoi Jakaj (a.k.a hajdutja e poezive) të cilën e prezanton si krijim të vetin. Sikur të mos mjaftonte kjo, ka dalë edhe në gazeta me poezinë e tjetrit. Tani presim që Xhoi Jakaj të fitojë çmimin Nobel me poezinë e Kadaresë dhe pastaj i kemi parë të gjitha”, ironizon faqja e njohur.
Më poshtë do të shihni disa prej punimeve të modifikuara dhe të botuara në media.
Jakaj ka shërbyer edhe si drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë dhe është shkarkuar nga detyra.
