AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 12:09

Rilindja shpërblen Pandi Cungen, emërohet administrator pasi plagosi me thikë qytetarin për Erion Isain

Rilindja shpërblen Pandi Cungen, emërohet administrator pasi plagosi


Dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit në Ersekë ndodhi një ngjarje e rëndë.

Kryetari i FRESSH, Pandi Cunge qëlloi me thikë një 35-vjeçar, Ervis Këndezin, pasi kishte ofenduar në faqen e Facebook-ut, kandidatin e PS në Kolonjë, Erion Isai.

Por në kundërshtim me atë që mund të mendojnë shumë, se Cunge është larguar nga PS dhe po jep llogari para drejtësi, e kundërta ka ndodhur.

Dosja.al ka mësuar se Cunge është emëruar ditën e djeshme Administrator i Njësisë Administrative Qendër, nga kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ndërkohë që në prokurori qëndron e stivosur padia e Ervis Këndezit për plagosje me thikë.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje ku Cunge ka njollosur emrin e tij dhe atë të FRESSH. Në vitin 2018, ai u arrestua nga Policia e Shtetit pasi tentoi të korruptonte efektivët e Rrugores me 20 mijë lekë të vjetra.

Precedentët penalë, në karrierën e të riut, duket se po ndikojnë vetëm pozitivisht. Dekriminalizimi në strukturat partiake të rretheve, është një term i huaj.