AKTUALITET, 18 Prill 2019, 10:07

Rikthimi i vizave nga Holanda/ Mediat greke ‘gëzohen’: Shqipëria paguan për mëkatet e saj


Dy ditë më parë parlamenti holandez votoi “pro” kërkesës së 5 grupeve parlamentare që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Lajmi ka bërë bujë në të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm. Edhe mediat greke nuk kanë munguar në pasqyrimin e çështjes që shkaktoi shumë debate në vendin tonë. Në artikujt e tyre mediat greke kanë futur të gjitha reagimet e politikës, duke filluar që nga opozita deri tek reagimet e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakajt.

Edhe pse shumë ‘korrekt’ në raportimin e ngjarjes, mediat greke kanë luajtur me titullin duke e quajtur si shpagim fajesh, vendimin për rikthimin e vizave.

Shqipëria paguan për mëkatet e saj. Kush vend u inatos me ta dhe i ndëshkoi.

Kujtojmë që disa javë më parë kryeministri Edi Rama takoi në Kroaci homologun e tij grek, Aleksis Tsipras.

Tsipras ‘kërcënoi’ Ramën se nuk do ta mbështeste Shqipërinë në rrugën për çeljen e negociatave nëse nuk respektonte të drejtat e minoritetit grek.