AKTUALITET, 18 Prill 2019, 09:51

VIDEO+FOTO/ Momenti kur autobusi me turistë bie sipër banesës, 29 viktima në Portugali


Një autobus me turistë nga gjermani është aksidentuar në ishullin Madeira të Portugalisë, duke vrarë 29 vetë dhe duke plagosur 28 të tjerë.

Autobusi, që transportonte 55 persona, doli nga rruga në një kodër dhe ra sipër një banese në lindje të kryeqytetit Funchal.

Mes viktimave janë 18 gra dhe 11 burra, një prej të cilëve vdiq në spital.

Dhe kamerat kanë kapur momentin e aksidentit të frikshëm.