AKTUALITET, 18 Prill 2019, 00:52

Shpërthim i fuqishëm tritoli në derën e një mobilierie në Fushë Krujë

Shpërthim i fuqishëm tritoli në derën e një mobilierie

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak minutave në Fushë Krujë. Mësohet se një sasi tritoli është vendosur në derën e një mobilierie.

Shpërthimi ka sjellë dëme të shumta materiale. Nuk ka patur të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk bëhet e ditur, se kush është pronari i mobilierisë.