AKTUALITET, 17 Prill 2019, 23:48

Shefi i policisë dhunoi banoren, reagon Orjola Pampuri: Sa neveri për ty!

Shefi i policisë dhunoi banoren, reagon Orjola Pampuri: Sa neveri për

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, përmes një mesazhi në Facebook reagoi ndaj dhunës së ushtruar nga shefi i Komisariatit Nr.4, Agim Hoxha, ndaj një banoreje të Bregut të Lumit, gjatë përpjekjeve të policisë për të prishur banesat e tyre.

 

Mesazhi i plotë

Sa neveri per ty qe vure dore mbi nje grua....

Sot me shume se kurre, me ngjallet neveri mua dhe cdo qytetari te madh e te vogel te ketij vendi. Ju qe beni show me ligje e strategji per barazi gjinore e per forcim te ligjit kunder dhunes ndaj gruas, ju qe inkurajoni grate e dhunuara te kerkojne ndihme e mbrojtje pikerisht tek ato uniforma te cilat i dhunuan e poshteruan paturpesisht sot.

Ju zonja te mazhorances, qe bilbilosni ne komisione e emisione televizive, sot me shume se kurre kuptuam qe e beni per te krijuar e ndertuar imazhin tuaj, dhe jo per ato gra qe kane vertete nevoje, e qe nga sot u ristruken serish nen catine e dhunuesit, nga mosbesimi i vertetuar, qe ky shtet do t'i mbroje e mbeshtese. Perse asnjera prej jush nuk reagoi apo denoi aktin e turpshem te atij polici, qe vuri dore mbi nje grua, nene, moter, ajo eshte dore e shtetit, e neser mund te godase secilen prej nesh.

Kush qenkan keta bij te paudhe, keta individe te frustruar e te paqyteteruar, keta burra pa burrni, keto specie te neveritshme qe vendosen per te mbrojtur qytetaret dhe jane pikerisht ata qe i dhunojne qytetaret. Kush dhunon nje grua, nuk di vleren e nje nene, nuk njeh dashurine e nje motre e nuk di te vleresoje nje bashkeshorte, me pak fjale eshte thjesht nje qenie jonjerezore.

Ti qe sot dhunove ate grua, numero oret e tua ne ate detyre.