AKTUALITET, 18 Prill 2019, 08:56

Kuvendi/ Opozita heq dorë nga protesta? Lleshaj i jep llogari opozitës së re

Kuvendi/ Opozita heq dorë nga protesta? Lleshaj i jep llogari opozitës


Pavarësisht se në Kuvend sot do të mbahet seanca plenare, deri më tani burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se nuk do të ketë protestë, një rutinë kjo e javëve të fundit.

Megjithatë Policia e shtetit ka prani të shtuar në afërsi të Kuvendit, për të shmangur çdo surprizë.

Nga ana tjetër sot në Kuvend në rend dite është parashikuar që të mbahet një interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili do të japë llogari për vjedhjen në Rinas.

Kjo interpelancë është bërë me kërkesë të deputetëve të opozitës së re, kryesuar nga Ralf Gjoni.