AKTUALITET, 18 Prill 2019, 08:37

Cipras: Të rihapet çështja e dëmshpërblimeve me Gjermaninë

Cipras: Të rihapet çështja e dëmshpërblimeve me


Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras kërkon të rihapet çështja e dëmshpërblimeve të Luftë së Dytë Botërore me qeverinë gjermane.

Ai i është drejtuar me kërkesë Parlamentit që t’i japë një mandat për ta vënë në jetë zbatimin e këtij plani.

Parlamenti grek zhvilloi më herët një debat në lidhje me dëmshpërblimet, që shteti i Gjermanisë i duhet t’i kryejë Greqisë për dëmet e luftë dhe krimet e kryera gjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore.

Tre vite më parë, një komision ekspertësh vlerësoi se dëmet e shkaktuara nga lufta prej Gjermanisë kundrejt Greqisë përllogariten në 290 miliardë euro.