AKTUALITET, 18 Prill 2019, 10:00

Të dehur në timon e pa dokumente, arrestohen dy persona në Elbasan

Të dehur në timon e pa dokumente, arrestohen dy persona në


Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, të cilët u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa dokumente përkatëse.

Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale Sh.K., 46 vjeç dhe R.Gj., 54 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit Sh.K., 46 vjeç, pasi në dalje të qytetit të Prrenjasit u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa Leje drejtimi.

R.Gj., 54 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale, ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt “.