AKTUALITET, 18 Prill 2019, 09:12

Tritol mobilierisë në Fushë Krujë, policia jep detajet e para

Tritol mobilierisë në Fushë Krujë, policia jep detajet e


Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur gjatë natës në një mobilieri në Fushë Krujë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilierinë e shtetasit Sh.K.

Për fat, nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Informacion paraprak

Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.