TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni ishte padiskutim ajo mes Mançester Sitit dhe Totenhemit, që përfundoi me shifrat 4-3. Që në minutën e parë të sfidës, deri në atë të fundit, emocionet ishin të shumta dhe kualifikimi ndryshonte pas çdo goli të shënuar.
Në fund, VAR-i do t’i mohonte golin e kualifikimit Mançester Sitit, i cili u shënua nga Sterling, por i parregullt. Siti eliminohet nga golat në fushë kundërshtare, ndërsa Totenhemi, edhe pse jo favorit në letër, prek gjysmëfinalet e Champions League.
4’ – Vetëm katër minuta kanë mjaftuar që Siti i Guardiolës të kalojë në avantazh. Sulmuesi Rahim Sterling realizon një supergol, duke mposhtur portierin Loris. Gjithçka e barabartë në dy ndeshjet.
7’ – Tjetër gol në “Etihad”. Miqtë shënojnë dhe barazojnë takimin, duke realizuar një gol shumë të vyer jashtë fushe me anë të koreanit Son, që po kalon një sezon të shkëlqyer.
9’ – Gabim në mbrojtjen e Mançester Sitit dhe Son shënon sërish. 1-2 për Totenhamin dhe në “Etihad” po zhvillohet një ndeshje e çmendur.
11’ – Vetëm dy minuta zgjati avantazhi i “Gjelave”, pasi Siti barazon sërish. Është Bernardo Silva ai që shënon, për të mbajtur gjallë kualifikimin e Sitit.
21’ – Sërish gol në “Etihad”. Rahim Sterling shënon golin e dytë personal pas një aksioni model dhe 3-2 shifrat. Çfarë ndeshjeje!
60’ – Pas shumë tentativave, më në fund vjen goli i katërt për Mançester Sitin. Kevin De Brujne tregon klas dhe cilësi, duke dribluar 3 fubollistë kundërshtarë dhe duke shërbyer për Agueron, që nuk gabon para porte.
75’ – Shtatë gola në “Etihad”. Jorente shënon për Totenhemi dhe rezultati është 4-3 në favor të Sitit, por nëse mbaron kështu, janë “Gjelat” londinezë ata që kualifikohen.