AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 14:17

Kryeministri Rama zbulon sponsorët e PD-së

Kryeministri Rama zbulon sponsorët e PD-së

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka zbuluar sponsorin e Partisë Demokratike. Ai pyeti të gjithë nëse e njihnin Rrok Gjokën, që sipas tij ishte sponsori për fushatat elektorale të PD.

“Kë mbaruat mor, ju ka mbaruar vaji i kandilit. Rruga e Arbrit e cila ishte 27 km, dhe propozimin e ka bërë Rrok Gjoka. E njihni ju? Ju të republikës së re mos shihni, se nuk e njihni.

Ai është themeltar i PD. Është sponsori i PD në çdo fushatë elektorale. Është përfitues i tenderave, të kryetarit të PD kur ishte kryetar i bashkisë së Tironës tonë.

Ato para po pastroni? Paratë e pikës që s’u bie që merreni me këto lloj gjërash”, tha Rama.

Por kush është Rrok Gjoka dhe çfarë lidhje ka Edi Rama me të?

Vetëm pak ditë më parë qeveria i miratoi koncesionin për të ndërtuar rrugën e Arbrit, një investim prej 196 milionë eurosh, një firme që qarkullimin vjetor të parave e ka rreth 6 milionë euro.

A mundet një firmë me këto të ardhura të ndërtojë Rrugën e Arbrit?

TPZ.AL