TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Top Channel ka publikuar një lajm ku thuhet se sipas burimeve të këtij televizioni, tarifa e Rrugës së Kombit do të përgjysmohet për banorët e zonës dhe se bisedimet kanë nisur me koncesionarin për këtë çështje.
Artikulli i plotë i Top Channel:
Qeveria ka nisur negociatat me koncesionarin e Rrugës së Kombit në lidhje me rishikim e tarifave për përdoruesit e banorët e zonës që preken.
“Kontrata, në logjikën e saj, i referohet negociatës pasi të dalin statistikat. Kryeministri ka kërkuar që kjo negociatë të bëhet përpara se të dalin statistikat për të përfshirë si një paketë sociale solidariteti”, tha ministri Ahmetaj.
Opozita nuk ishte e pranishme në raportimin në komision të ministrit Ahmetaj, ndërkohë që kryetari Erion Braçe kërkoi pikërisht që të ketë lehtësira për banorët që preken nga vendosja e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit.
“Një kategori e caktuar, qoftë përdoruesish atje, qytetarë, banorë të zonës, duhet të përjashtohen nga pagesa e asaj tarife. Do të doja të dija, nëse ju po i mëshoni kësaj pike në negociatat që ju po bëni me koncesionarin”, tha Braçe.
“Kontratat që do ndryshojë i referohet një procedure shumë të detajuar, rigoroze ligjore që kalon në një sërë filtrash. Ato që ju keni shqetësime janë në tryezën e negociatës”, tha ministri Ahmetaj.
Në negociata me koncesionarin po bisedohet edhe në lidhje me reduktimin e tarifimit për mjetet e transportit të qytetarëve.