AKTUALITET, 24 Janar 2019, 09:50

Refuzoi të kryente marrëdhënie, i riu dhunon vajzën

Refuzoi të kryente marrëdhënie, i riu dhunon vajzën

Një 28-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. “BalkanWeb” ka zbuluar detaje të reja për të riun dhe vajzën, të cilët janë përfshirë në këtë ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku i riu ka goditur me grushte vajzën pasi kjo e fundit ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me 28-vjeçarin, A.B. Vajza e dhunuar mësohet se është me arsim të lartë, ndërsa i arrestuari ka kryer vetëm 8-vjeçaren.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.B., 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një shtetase.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 102 e 22 të Kodit Penal”, njofton policia.